
Aleksander Vuçiq demantohet prapë, as ky shtet afrikan nuk e tërhoqi njohjen për Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, sot është takuar me Komisioneren e Lartë të shtetit të Eswatinit, në Londër, përcjell "Kosova Sot Online".
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati thënë se ky vend e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo, sot ambasadori Kapiti demantoi këtë duke thënë se mezi presin që t'i forcojnë raportet Eswatini dhe Kosova.
“Sot bëra një vizitë te Komisionerja e Lartë znj. Thandazile P. Mbuyisa në Ambasadën e Mbretërisë së Eswatinit, në Londër. Ishte kënaqësi të trajtonim ngjarjet aktuale globale dhe ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona Eswatini-Kosovë duke eksploruar mundësitë ekonomike”, ka shkruar në Twitter Kapiti.
(Kosova Sot Online)