Arrestohet 24-vjeçari nga Kosova pasi dyshohet se vodhi në një pompë

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 21:00
Arrestohet 24-vjeçari nga Kosova pasi dyshohet se vodhi në një pompë

Me datën 10.01.2023 rreth orës 00:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj ishte një rast i grabitjes, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës së zjarrit arrinë të marrë 500 euro nga punëtori në një pikë karburanti dhe largohet në drejtim të panjohur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet. 

Pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar e më pas sot, datë 12.01.2023 në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin N.B (M/K) i moshës 24 vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Grabitje”

(Kosova Sot Online)