Ferizaj: Mori një veturë në shërbim dhe ia dha si kompensim një personi për një borxh, arrestohet 36-vjeçari

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 14:24
Ferizaj: Mori një veturë në shërbim dhe ia dha si kompensim një personi për një borxh, arrestohet 36-vjeçari

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person 36-vjeçar pasi kishte marrë në shërbim një veturë dhe ia kishte dhënë në kompensim një personi tjetër për një borxh, i cili është në kërkim policor, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

I dyshuar do të mbahet për 48 orë në mbajtje.

Postimi i plotë:

Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj

Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet .

Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borgj, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën .

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar "Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

(Kosova Sot Online)