Ja sa milionë njerëz janë infektuar me Covid-19

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 18:08
Ja sa milionë njerëz janë infektuar me Covid-19

Rreth 900 milionë persona janë infektuar me koronavirus në Kinë. Të dhënat janë bërë publike pas realizimit të një studimi nga Universiteti i Pekinit.

Kështu, vlerësohet se 64% e popullsisë së vendit është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Nga të dhënat rezulton se më e goditura është provinca Gansu, ku 91% e qytetarëve janë infektuar, e ndjekur nga Yunnan (84%) dhe Qinghai (80%).

Situata mund të përkeqësohet pasi tashmë qindra milionë kinezë do të udhëtojnë në vendlindjet e tyre, shumë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përpara Vitit të Ri Hënor, më 23 janar.

Pekini ka ndaluar së raportuari statistika ditore në momentin që i dha fund politikës “zero Covid”, megjithatë, sipas raportimeve, spitalet në qytetet e mëdha janë të ezauruara.

Ekspertët e shëndetit në vend kanë bërë thirrje që vëmendja të përqendrohet në zonat rurale pasi, sipas tyre, shumë të moshuar dhe njerëz me aftësi të kufizuara nëpër fshatra kanë mbetur pa kujdes shëndetësor.


(Kosova Sot Online)