Tentativë e rëndë e vrasjes në Prishtinë, disa persona shtënë me armë në një veturë me persona

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 11:09
Tentativë e rëndë e vrasjes në Prishtinë, disa persona shtënë me armë në një veturë me persona

Një tentativ e rëndë e vrasjes ka ndodhur dje në Prishtinë, ku disa persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tyre dhe veturës së tyre, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.

Siç njofton policia nuk ka të arrestuar dhe se rasti është në hetime.

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 13.01.2023 – 00:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)