Vuçiq vazhdon me kushte për kthimin e policëve serb në detyrë: Kthehen vetëm kur duhet ruajtur Asociacionin

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 09:58
Vuçiq vazhdon  me kushte për kthimin e policëve serb në  detyrë: Kthehen vetëm kur duhet ruajtur Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kushti i serbëve nga Kosova është që të formohet Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe vetëm atëherë ata do të kthehen në institucione.

“Serbët do të jenë policë në veri, vetëm kur të kenë Asociacionin e tyre për ta ruajtur, dhe jo diçka tjetër”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se “Prishtina dhe disa të tjerë do të dëshironin që Asociacioni të jetë një organizatë që mund vetëm të printojë stilolapsa dhe shkrepëse me shenjën e saj”.

Policë, gjyqtarë e punëtorë administrativë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre për të kundërshtuar vendimin për targat. Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet u bënë pas suspendimit nga puna të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

(Kosova Sot Online )