Nuk mund të krahasohen kurrë veprat gjenodiciale serbe me kërkesën për asociacion

Nuk mund të krahasohen kurrë veprat gjenodiciale serbe me kërkesën për asociacion
Nuk mund të krahasohen kurrë veprat gjenodiciale serbe me kërkesën për asociacion

Muhamet Kelmendi

  • 17 January 2023 - 09:24

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në Kosovë janë vrarë, djegur dhe masakruar fizikisht mbi 1300 fëmijë. Në mesin e tyre edhe foshnje të moshës nën një vjeçare. Me mijëra përdhunime janë bërë. Janë përdhunuar gra dhe vajza, burra dhe pleq. Janë dëbuar me reprezalje fizike e plaçkitje mbi 1 milion shqiptar jashtë Kosovës. Dhe,për këto vepra gjenocidiale u bënë bombardimet nga NATO ndaj Serbisë. Po sot,pse nuk kërkohet përgjegjësia? Në planin gjermano- francez apo të BE-së dhe të SHBA-ve nuk janë temat e tilla.

-Dialogu me shtetin serb pa përfshirjen e çështjeve jetike në dialogim dhe të njohjes reciproke, nuk mundë të krijon atmosferë të qëndrueshme që te ketë paqe ne Ballkan. Organizimi i çfarëdo asociacioni nuk është çështje e ngutshme, sikurse është çështja e të humburve, të dëmeve të luftës, të përgjegjësisë për krimet ndaj njerëzimit, si vrasjet, djegiet,masakrimet dhe përdhunimet. Natyrisht se nuk ka perspektive pa riatdhesimin e 1600 martirëve shqiptar të pagjetur, e që janë nëpër varre masive në Serbi. E gjithë kjo duhet të përfundon me njohje reciproke.

Është anomali e llojit të veçantë kërkesa ultimative për asociacion kundruall temave vitale të jetës. Nuk mund të krahasohet kurrë vepra gjenodiciale me kërkesën për asociacion. Tamam është, siç thotë populli, " loja e ariut me qengjin". Në Kosovë janë vrarë, djegur dhe masakruar fizikisht mbi 1300 fëmijë. Në mesin e tyre edhe foshnje të moshës nën një vjeçare. Me mijëra përdhunime janë bërë. Janë përdhunuar gra dhe vajza, burra dhe pleq. Janë dëbuar me reprezalje fizike e plaçkitje mbi 1 milion shqiptar jashtë Kosovës. Dhe,për këto vepra gjenocidiale u bënë bombardimet nga NATO ndaj Serbisë. Po sot,pse nuk kërkohet përgjegjësia?

Në planin gjermano- francez apo të BE-së dhe të SHBA-ve nuk janë temat e tilla. Duket se Serbia, mike e Rusisë dhe e shtyrë nga Moska, ka gjetur mjetin e presionit, frontin e dytë të luftës në Evropë, atë në Ballkan. Të frikësuar nga kjo po bëhen lëshime të mëdha. Në anën tjetër, ka shtete dhe politikan të BE-së që nuk e duan Kosovën e pavarur. Greqia mike e shtetit serb ka detyrime të mëdha ndaj shqiptarëve. Është çështja çame dhe ajo e arvanitasve shqiptar në Greqi. Spanja e ka çështjen e popullit bask. Baskët kërkojnë dhe e kanë realizuar referendumin për shtet të tyre. Edhe Rumania ka minoritet hungarez.

Ndërsa, Sllovakia është mike sllave e serbëve. Për Qipron dihet ndarja e saj në mes, Qipron greke dhe në Qipron turke. Qiproja greke pretendon ribashkimin me ripushtim të Qipros turke. Kjo, e përcjellurr me qëndrimet e Francës, ka bërë ndryshime të mëdha në politikën në Ballkan. Ka gjithashtu edhe politikanë pro serb. Duhet këtu të përmendim Mittcotakisin grek, Kryeministrin e Spanjës, Miteranin e Francës ose Borelin dhe Lajçakun e BE-së Por, ajo që e ka prekur më së shumti kombin shqiptar është qëndrimi dhe ndryshimi i politikës së Vashingtonit. Ikja nga temat jetike dhe kërkesa për asociacion është diçka e re në politikën e SHBA-ve. Natyrisht se përgjegjësia për asociacion bie te politikanët e pa ndërgjegjshëm të Kosovës. Kryesisht te Thaçi dhe te Mustafa.

Marrëveshjet e tyre me shtetin serb për asociacion e kanë vërë Kosovën në pozitë të rëndë në dialogim. Mirëpo, kjo nuk është çështje që obligon Prishtinës mos të futë temat jetike në dialogim. Dhe, natyrisht se ajo as Uashingtonin, Berlinin, Londrën e Parisin nuk e ndalon në kërkim të temave jetike për paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Kurrë nuk mundë të barazohet çështja e asociacionit me 1600 njerëz shqiptar të pa gjetur. Këtu kërkohet nga Uashingtoni të kërkon nga Serbia përgjegjësi, sikurse po kërkon nga Kosova për të filluar punën për asociacion. Çka e ndalon? Mos është punë e rëndë të gjinden të vrarit shqiptar të varrosur në Serbi. Shteti serb i dinë ku i ka groposur. Apo ndoshta përdhunimet nuk kanë rëndësi në raportet Kosovë-Serbi. Po dëmshpërblimi! Nuk janë këto tema jetike për Kosovën dhe shqiptarët. Na qenka vetëm asociacioni!!?? Jo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".