Kamenicë: Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 11:25
Kamenicë: Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj

Një shofer përderisa ishte duke vozoitur në Kamenicë ka tejkaluar në vijë të plotë, ku edhe është gjobitur nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky shofer është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre muaj.

(Kosova Sot Online)

Kamenicë, 17 janar 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës i cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë dhe në vende kalim të shënjuar për këmbësorë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.