Vjedhja në banesën e zyrtares së Qeverisë, paralajmëron eksperti i sigurisë: Qarkullojnë monedha të frikshme

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 11:30
Vjedhja në banesën e zyrtares së Qeverisë, paralajmëron eksperti i sigurisë: Qarkullojnë monedha të frikshme

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar vjedhjen e bujshme në shtëpinë e zyrtares së qeverisë Alda Klosi nga pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

Referuar grabitjes së një shume mbi 500 mijë euro në këtë banesë, Softa deklaroi se po qarkullojnë “shuma të frikshme që nuk janë të deklaruara” dhe vijnë nga njerëz që sipas tij janë aristokracia e këtij vendi.

“Duhet të largohet politika nga policia, nuk ka mundësi të kesh shumë hapësira për të kryer detyrat dhe krimi është përkeqësuar, po të shikosh statistikat në 32 vjet ka gjithmonë suksese se gjithmonë na krahasojnë me Gjermaninë por në fakt ja ku jemi, shqiptarë që po ikin, krimi që dominon, njerëz që janë të sëmurë, pasiguri, korrupsioni është galopant. Rasti i kontrollit në banesë për sanitaren tregoi që qarkullojnë monedha të frikshme që nuk janë të deklaruara. Po flasim për njerëz që vijnë nga funksione ato që kanë krijuar ata që quhet aristokracia e kësaj shoqërie”, tha Softa.

(Kosova Sot Online)