Deputetja e njohur pro tërheqjes së Trustit

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 23:04
Deputetja e njohur pro tërheqjes së Trustit

Unë do e mbështes tërheqjen e Trustit, ka theksuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, duhen përkrahur kërkesat e qytetarëve të vendit.

“Ne ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar që të diskutohet lidhur me këtë proces mirëpo herën e kaluar kemi vendosur që të votojmë pro tërheqjes së trustit. Nëse ne përfaqësojmë qytetarët e Republikës së Kosovës atëherë ne duhet edhe ti përkrahim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Unë si deputete do ta përkrahi, jam pro tërheqjes së trustit sepse duke parë se është një gjendje e rëndë ekonomike, të ndihmohen sadopak me paratë e veta të cilat janë të kursyera…Besoj që do ta përkrahim por ende nuk kemi biseduar për arsye se herën e fundit kemi qenë pro tërheqjes mirëpo tani, ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit që të diskutojmë në tërsi por si deputete do ta përkrahi këtë”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)