Rafuna i bën thirrje deputetëve: Votoni trustin, kush e prek popullin në bukën e tij, ka ra në fund pusit

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 13:05
Rafuna i bën thirrje deputetëve: Votoni trustin, kush e prek popullin në bukën e tij, ka ra në fund pusit

Aktori i njohur nga Kosova, Naser Rafuna, përmes një shkrimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro tërheqjes së mjeteve të 30% të Trustit, raporton “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se parat e popullit i takojnë popullit, pasi qytetarët e Kosovës janë në krizë.

“Këtë të enjte votohet tërheqja e 30% nga Trusti.
Janë kundër disa por jo kundër kur shpesh humben me miliona tona në Investimet të jashtme ku vetëm në periudhën janar-shtator 2022 janë humbur 107 milion euro, para të popullit , me përgjegjësi ndaj askujt.
Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni sepse populli është në krizë financiare.
Mos harroni, kush e prek ose e ka prek popullit në bukën e tij, ka ra në fund pusit” shkruan Rafuna në thirrjen e tij.

(Kosova Sot Online)