Raci: Kuvendi t’ua mundësojë qytetarëve tërheqjen e Trustit, çmimet në Kosovë të larta

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 15:21
Raci: Kuvendi t’ua mundësojë qytetarëve tërheqjen e Trustit, çmimet në Kosovë të larta

Analisti, Gazmir Raci, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të ua mundësojë qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të parave të Trustit prej 20 për qind, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se çmimet në Kosovë vazhdojnë akoma të jenë të larta

“Kuvendi i Kosovës me votim duhet t’u mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind. Çmimet në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta dhe se është raportuar se inflacioni arrin në rreth 13 për qind”, ka shkruar Rraci.

(Kosova Sot Online)