Gërxhaliu: Nëse tërhiqen mjetet nga Trusti duhet të rimbursohen

  • E.k /
  • 19 January 2023 - 09:27
Gërxhaliu: Nëse tërhiqen mjetet nga Trusti duhet të rimbursohen

Ish-kryetar i Odës Ekonomike (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se nëse tërhiqen mjetet nga Trusti atëherë çmimet e produkteve do të shtrenjtohen, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Do të kemi eventualisht një rritje të konsumit dhe ngritjen e çmimeve që e kanë të gjitha produktet botërore, kjo më pas do të ndikojë në ngritjen e inflacionit dhe kjo do ta dobësojë vlerën e këtyre mjeteve”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu, ka shtuar se nëse tërhiqen këto mjete duhet të shikohet që këtë mjete të rimbursohen.

“Në rast se tërhiqen këto mjete, së paku të shikohet një mundësi që të rimbursohen, sepse s’bën ndryshe”, ka deklaruar ish-kryetari i OEK.

(Kosova Sot Online)