
Policia shpall në kërkim një 31-vjeçar, plagosi me thikë ish-bashkëshorten dhe i vodhi para e celularin

Një person ka plagour me thikë ish-bashkëshorten, ku i ka vjedhur një shumë parash dhe një celular në Vlorë, përcjell“Kosova Sot Online”
31-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)