Projektligji për Trustin dështon sërish, nuk merr miratimin nga deputetët e Kosovës

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 17:38
Projektligji për Trustin dështon sërish, nuk merr miratimin nga deputetët e Kosovës

Projektligji për Trustin pas diskutimeve të deputetëve ka dalë në votim, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë edhe kësaj radhe projektligji për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, dështoi pasi deputetët e pozitës refuzuan ta votonin.

Gjithsej 97 deputetë kanë votuar, prej tyre 42 vota kanë votuar për, ndërsa 55 kundër.

Pas mosvotimit, opozita ka lëshuar sallën.

Fillimisht  ishte kërkesë e një grupi qytetarësh, e më pas e mbështetur nga opozita, lejimi i tërheqjes së një pjese të kursimeve nga Trusti ka arritur nuk Kuvend.

Ky ishte tentimi i dytë për të kaluar projektligji i hartuar që u lejon qytetarëve të marrin një përqindje të kursimeve të tyre, si ndihmë në periudhën postpandemike dhe pas rritjes së inflacionit.  

(Kosova Sot Online)