Bllokohet nga bora kjo rrugë, policia thirrje shoferëve që të vozisin me kujdes

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 08:31
Bllokohet nga bora kjo rrugë, policia thirrje shoferëve që të vozisin me kujdes

Në zonat malore në Dibër ka rënë borë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e rreshjeve të borës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, është bllokuar.

Kompanitë e pastrimit janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës dhe po punojnë edhe për hapjen e saj.

Po ashtu, Policia i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

(Kosova Sot Online)