Ganimete Musliu: Gjendja në Skenderaj është alarmante, dëmet janë të mëdha

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 09:01
Ganimete Musliu: Gjendja në Skenderaj është alarmante, dëmet janë të mëdha

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar rreth vërshimeve në Skenderaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Musliu ka thënë se gjendja në Komunën e Skenderajt për shkak të vërshimeve të shiut është e jashtëzakonshme dhe se dëmet janë të mëdha.

Ajo ka shtuar se për fat të mirë nuk ka humbje jetë të njerëzit.

Deputetja ka theksuar se të gjithë së bashku do të mundohen që ta mbajnë situatën në kontroll.

Postimi i plotë:

Natë e gjatë për qytetarët e Skenderajt!

Pas seancës plenare bashkë me kolegun Mergim Lushtaku dolem në teren për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga vërshimiet në Skenderaj.

Gjëndja është e jashtëzakonshme, alarmante, dëmet janë të mëdha.

Fatmirësisht nuk kemi humbje në njerez.

Ekipet e shpëtimit, zjarrëfiksit, punëtoret e KEDS-it, e tërë administrata komunale në krye me Kryetarin Fadil Nura, FSK-ja, qytetarë të shumtë aktivist, të gjithë bashkë, po bëjnë të pamunduren që ta mbajnë situatën nën kontrollë. Lutem qe kjo gjëndje të kaloj sa më shpejtë!

Bashkë do ta kalojmë çdo sfidë!

(Kosova Sot Online)