Derisa ishte duke vozitur humb kontrollin, përplaset me murin e një furrë buke

  • E /
  • 20 January 2023 - 15:13
Derisa ishte duke vozitur humb kontrollin, përplaset me murin e një furrë buke

Një person përderisa ishte duke vozitur veturën e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një furrë buke në Bulqizë shkruan “Kosova Sot Online”.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Kurse, shoferi është dërguar në Komisiarat.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë.

Njoftim policie

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në qytetin e Bulqizës, shtetasi E.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me murin e një biznesi privat (furrë buke), duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje

(Kosova Sot Online)