Smajlaj: Rritja e rasteve të vërshimeve, alarm se vendit i duhet një politikë e mjedisit

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 12:00
Smajlaj: Rritja e rasteve të vërshimeve, alarm se vendit i duhet një politikë e mjedisit

Politologu, Avdi Smajljaj, ka thënë se rritja e rasteve të vërshimeve është alarm se vendit i duhet një politikë e mjedisit,shkruan “Kosova Sot Online”.

Smajljaj ka shkruar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor më shumë shihet si platformë ku 'kontraktohen' lejet e ndërtimit, e jo edhe si ministri ku bëhen politikat e mjedisit.

“Rritja e rasteve të vërshimeve, ndër të tjera, është alarm se vendit i duhet një politik e mjedisit përnime. Zakonisht ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor më shumë shihet si platformë ku 'kontraktohen' lejet e ndërtimit, e jo edhe si ministri ku bëhen politikat e mjedisit.

Ata/ato që e kërkojnë besimin e qytetarëve duhet të kenë politikë të mjedisit përnime në ofertën e tyre, përndryshe përpiqen të marrin votën e qytetarëve duke i mashtruar ata/ato”, ka shkruar Smajlaj.