Një person në Prishtinë gjen kuletën me shumë të mëdha të parave, e dorëzon në polici
Një qytetar në Prshtinë ka gjetur një kuletë më një shumë të parave brenda saj, të cilat i ka dorëzuar në polici, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se brenda kuletës përpos parave kishte edhe dokumente personale që i janë dorëzuar pronarit të kuletës.
Policia ka vlerësuar këtë gjest human nga ana e qytetarit.
Njoftimi i policisë:
Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.
(Kosova Sot Online)
