Thaçi: Kurti ka obligim moral dhe politik ta kundërshtojë Asociacionin

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 22:00
Thaçi: Kurti ka obligim moral dhe politik ta kundërshtojë Asociacionin

Besoj se Kurti nuk e pranon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar analisti, Jusuf Thaçi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nuk po hedhi bast as garancë, por unë besoj se nuk e pranon”, tha Thaçi.

Më tutje, ai ka thënë se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe duke e kundërshtuar Asociacionin.

“E ka obligim moral dhe politik që ta kundërshtojë Asociacionin”.


Thaçi thotë se vazhdon ta përdor fjalën “Zajednicë”, referuar Asociacionit.

Ai thotë se nëse marrëveshja i ka elementet e Asociacionit nuk ka rëndësi sesi do të emërohet. 


(Kosova Sot Online)