Ky është personi që u vra mbrëmë në Kaçanik, ishte veteran i UÇK-së

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 10:08
Ky është personi që u vra mbrëmë në Kaçanik, ishte veteran i UÇK-së

Mbrëmë një 48-vjeçar është vrarë në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi që është vrarë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Cena.

Siç njofton Policia, bëhet fjalë për vrasje. “Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)