Avokati Koci për rrethanat e vrasjes në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

  • S.A /
  • 24 January 2023 - 12:45
Avokati Koci për rrethanat e vrasjes në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar për vrasjen e mbrëmshme të Nysret Cenës në Kaçanik.

Duke përshkruar rrethanat e rastit, ku të dyshuarit e panjohur shtien me breshëri plumbash mbi viktimën, Koci këtë akt e ka quajtur vrasje tipike e llojit të mafiozëve, transmeton "Kosova Sot Online". “Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, ka shkruar ai. 

Postimi i plotë i Kocit:

Mbrëmë vonë në magjistralen Ferizaj Kaçanik, persona të panjohur kanë shti breshëri plumbash mbi shoferin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Pak më tutje, pas një kohe, në afërsi të fshatit Soponicë të Kaçanikut, është gjetur një veturë e përfshirë në flakë.

Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze.

Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët.

(Kosova Sot Online )