LDK: Qeveria Kurti e paaftë

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 15:58
LDK: Qeveria Kurti e paaftë

Për shkak të rritjes së barrës tatimore qytetarët janë duke pranuar fatura të dyfishuara,  ka deklaruar Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e lëshuar për media ky subjekt politik thotë se kjo është duke u bërë shkaku i Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend”.

“Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi”.

“LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet komunave ulja e pragut të normës tatimore”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)