
Pas humbjes së të birit, vdes edhe 39 vjeçari nga Kosova

Gjatë vitit 2022 respektivisht 2023, familja Pllana nga fshati Dolak i Vushtrrisë humbi dy familjarë të dashur të tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në nëntor të vitit 2022 u nda nga jeta djali i vetëm i Familjes Pllana, Malsor Pllana pas një aksidenti në Gojbulë të Vushtrrisë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme është ndarë nga jeta edhe babai i të ndjerit, Muharrem Pllana në moshën 39 vjeçare.
Siç njoftohet në njoftimet e familjarëve, ceremonia e varrimit e të ndjerit do të bëhet nesër më 25 Janar në orën 15.00 në varrezat e fshatit Dolak të Vushtrrisë.
(Kosova Sot Online)