
Sot varroset Nysret Cena që u ekzekutua me breshëri plumbash

Ish- veteran i UÇK’së i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, do të varroset sot, përcjell “Kosova Sot Online”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Kaçanik i Vjetër në orën 15:00.
Atentati ndaj tij dyshohet se ishte i planifikuar pasi që momentin kur u ekzekutua, vetura që po dyshohet se ka kryer krimin kishte ndezur sinjalizuesit. E njëjta veturë ka tejkaluar veturën e shënjestruar duke shtënë disa herë.
(Kosova Sot Online)