Abdixhiku: T’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin, nuk mund të vazhdojmë kështu

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 12:10
Abdixhiku: T’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin, nuk mund të vazhdojmë kështu

Kryetari I LDK- s, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sot ka dalur në treg, ku qytetarët i kanë thënë atij se kostoja e jetës është bërë e papërballueshme, shkruan “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka shkruar se çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%.

Po ashtu, ai ka theksuar se duhet të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

Ndërsa, ai ka shtuar se duhet të hiqet TVSH-ja në produktet bazike.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.

Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.

(Kosova Sot Online)