Aksidentohet efektivja e policisë Anisa Kostani, dërgohet në spitalin e Traumës. Ajo ishte pasagjere, drejtuesi i mjetit pa patentë

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 13:22
Aksidentohet efektivja e policisë Anisa Kostani, dërgohet në spitalin e Traumës. Ajo ishte pasagjere, drejtuesi i mjetit pa patentë

Një natë më parë në Tiranë është aksidentuar efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.

Agron Gjekmarkaj merr postin e rëndësishëm, Kuvendi i Shqipërisë del me njoftim zyrtar. Vendimi hyn menjëherë në fuqi

“Berisha dhe Meta e kanë gati një skenar të tillë, kjo do të shoqërohej me ‘luftë guerilase’ rrugëve të Tiranës”/ Trondit Çupi, tregon fundit e ish kryeministrit: Një lëvizje e pritshme gjyqësore për arrestimin e Berishës dhe të birit

Vuçiç përgatit terrenin për marrëveshje me Kosovën, mediat serbe zbardhin skenaret e fundit: Po organizohen mitingje. Ja çfarë pritet

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga K. Duka, i cili sipas gazetarit ishte pa patente.

Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku sipas gazetarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.Gazetari Bajraktaraj raporton se Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.

(Kosova Sot Online)