Po vuante dënimin me burg në Maqedoninë e Veriut arratiset në Kosovë

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 14:10
Po vuante dënimin me burg në Maqedoninë e Veriut arratiset në Kosovë

Sot në Fushë Kosovë nga Policia e Kosovës, është arrestuar  një shtetas maqedonas,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një njoftimi për media të PK’së thuhet se 28-vjeçari, T.B ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës.

“Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar”, thuhet në komunikatën e PK’së.

(Kosova Sot Online)