Policia ndalon një veturë në Fushë – Kosovë, në çanta gjen 33 mijë euro

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 11:08
Policia ndalon një veturë në Fushë – Kosovë, në çanta gjen 33 mijë euro

Policia gjatë patrullimit në Fushë Kosovë, ka ndaluar një veturë me targa gjermane dhe vozitës shqiptar,ku gjatë kontrollimit të çantave i janë gjetur para me vlerë 32 900)€, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se prejardhja e këtyrë parave nuk dihet.

Kurse, këto para janë konfiskuar me urdhër të prokurorit.

Ndërsa, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Bresje -Fushë Kosovë 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)