Si hapi studio ligjore në Shqipëri ish zyrtari i FBI, Blushi: Bashkë me ortakun e tij ishin angazhuar kundër opozitës

  • S.A /
  • 27 January 2023 - 12:51
Si hapi studio ligjore në Shqipëri ish zyrtari i FBI, Blushi: Bashkë me ortakun e tij ishin angazhuar kundër opozitës

Ish-zyrtari i lartë i FBI, i arrestuar pak ditë më parë për shkak të përfshirjes në një aferë në SHBA rezulton se ka hapur studio ligjore në Shqipëri pak vite më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi në studion e Panorama TV se ai erdhi një Shqipëri bashkë me një tjetër ish agjent, dhe të dy ishin angazhuar me sulme publike ndaj opozitës shqiptare.

“Është një provë që mund të verifikohet lehtësisht nga çdo qytetar sot. Faktet i ka drejtësia amerikane. Zyrtari i lartë i FBI është paguar të paktën 225 mijë dollar. Në faqen 4. Personi A ka paguar të paktën 225 mijë dollar. Ky nuk është pretendim por një fakt. Është edhe një tjetër element i rëndësishëm që pas gjithë kësaj afere, McGonigal ka ardhur dhe ka hapur në Shqipëri një studio ligjore edhe ky ish agjent i FBI, të dy të angazhuar publikisht për të sulmuar opozitën.

McGonigal ka hapur një kompani me një shume qesharake në Shqipëri. Rosini ka dalë publikisht kundër opozitës duke e konsideruar Sali Berishën si kukullën e Putinit. McGonigal është shpallur edhe qytetar nderi për Tropojën. E vetmja lidhje është e Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës që e kanë paguar dhe janë munduar ta shpërblejnë jo vetëm me para por edhe me koncesione mijëra euro”, tha ai.

Ai u shpreh se në dosjen e drejtësisë amerikane faktorët se dëshmitari “A” i ka dhënë zyrtarit të FBI informacione që i ka marrë nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

“Në dosjen e përgatitur, faktohet se në datën 22.01.2018 personi A i ka dhënë zyrtarit të FBI informacione që i kishte marrë nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Dëshmitari informacionet i merr nga zyra e Ramës. Çfarë interesi kishte McGonigal kundër opozitës në Shqipëri. I interesuar kryesor për të dëmtuat opozitën është Edi Rama.

Tashmë nuk kemi një pretendim të një media por një aktakuzë konkrete me fakte konkrete. Edi Rama është përgjegjës kryesor. Duhet të japë dorëheqjen dhe të merret i pandehur nga SPAK, sepse çdo ditë që kalon i shërben atij për të implikuar provat. Edi Rama nuk i shmanget dot përgjegjësisë. Një kryeministër i pafajshëm që besonte që nga kjo aferë nuk ishte implikuar në asnjë rrethanë do të jepte sot dorëheqjen dhe do të dilte për të dhënë një sqarim publik”, u shpreh Blushi, shkruan Panorama.al

(Kosova Sot Online )