U raportua si i zhdukur nga djali i tij, gjendet i vdekur i moshuari

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 13:42
U raportua si i zhdukur nga djali i tij, gjendet i vdekur i moshuari

Nasi Xhoxhi, 78-vjeç sot është gjetur i vdekur pasi kishte humbur kontaktet prej dy ditësh me familjarët e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Djali i të zhdukurit kishte njoftuar policinë duke denoncuar se kishin humbur kontaktet me babain pasi ai kishte shkuar për peshkuar.

Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të moshuarit, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm rreth 500 metra larg bregut.

(Kosova Sot Online)