Përleshje me thika, plagosen dy vëllezër

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 15:41
Përleshje me thika, plagosen dy vëllezër

Plagosje me thikë në fshatin Batër të Madhe në njësisë Administrative Komsi të Matit.

Pas një konflikti mes disa të rinjve në Njësinë Administrative Komsi, janë plagosur me thikë dy vëllezër A. Hysa dhe K. Hysa.

Dy vëllezërit e plagosur kanë marrë ndihmën në spitalin e Burrelit, ndërsa njëri prej tyre pritet të niset drejt Tiranës.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e tyre.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia është nisur për të shkuar në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)