Basha: Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku kryetar është Agim Aliu

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 11:52
Basha: Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku kryetar është Agim Aliu

Deputeti i VV-së, Dimal Basha,ka thënë se Kosovës nuk i duhet një Asociacion mbi baza etnike që çon drejt ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ka një Asociacion të komunave dhe ai udhëhiqet nga kryetari i ie Ferizajt, Agim Aliu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Postimi i plotë:

Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu

Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!

Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës.

(Kosova Sot Online)