Arr'estohen dy persona pasi dyshohet se ishin spi'una

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 14:42
Arr'estohen dy persona pasi dyshohet se ishin spi'una

Shërbimet e sigurimit shtetëror të Sllovenisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.

Sipas raportit, të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi të një vendi të Amerikës Latine, operonin duke përdorur karta të rreme ID nga një zyrë e marrë me qira në lagjen Bezigrad të Lubjanës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy të dyshuarit akuzohen për spiunazh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 8 vjet burgim, thuhet në raportin e publikuar.

(Kosova Sot Online)