Ramabaja kërkon protestë kundër Asociacionit

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 19:51
Ramabaja kërkon protestë kundër Asociacionit

Për nesër protestë kundër Asociacionit të komunave me shumicës serbe, ka ftuar analisti politik, Sadri Ramabaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se imponimi i Asociacionit është “një kronikë e luftës së re të paralajmëruar shqiptaro-serbe.

”Jo BKS-së”, shkruan Ramabaja në Facebook.

“Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00  – të gjithë në SHESH”, fton ai.


Tema e Asociacionit të komunave serbe është rihapur sërish dhe po i kërkohet Kosovës që ta themelojë atë. 

(Kosova Sot Online)