Klinë: “Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”

  • E.k /
  • 31 January 2023 - 08:27
Klinë: “Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”

Në fshatin Leskoc të Klinёs, ka ndodhur njё incident me armё zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njё mijё eurosh, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjёs se një automjeti nga i dyshuari, por viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin.

Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: “Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra”, njofton policia.

I dyshuari ёshtё arrestuar.

(Kosova Sot Online)