Një person në Lipjan gjendet i vdekur, dërgohet për obduksion

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 08:50
Një person në Lipjan gjendet i vdekur, dërgohet për obduksion

Një person është gjëtur pa shenja jetë dje në Lipjan, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes ka dalur mjekësia ligjore.

Kurse, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Lipjan 30.01.2023 – 20:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.

(Kosova Sot Online)