Korr'uptimi i McGonigal nga qeveria shqiptare, pasoja serioze për sigurinë

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 21:04
Korr'uptimi i McGonigal nga qeveria shqiptare, pasoja serioze për sigurinë

Analisti i inteligjencës, ish-agjenti i CIA-s, Kevin Carroll, ishte i ftuari i rrjetit televiziv amerikan, C-SPAN, që mbulon informacionet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati Amerikan.

Ai tha në intervistë se ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal, ka marrë para nga qeveritë e huaja, përfshi këtu qeverinë shqiptare dhe atë boshnjake.

Sipas tij, ky korruptim i një zyrtari të lartë të FBI ka pasoja serioze në sigurinë kombëtare amerikane.

A besoni se ka implikime të sigurisë kombëtare në arrestimin e McGonigal?

Kam frikë se ka pasoja shumë serioze të siguria kombëtare. Në padi thuhet, dhe sigurisht paditë janë vetëm versioni zyrtar i qeverisë, janë dyshime, ne do të dëgjojmë edhe variantin e McGonigal në këtë histori. Por ai po merrte para nga qeveritë e huaja ndërsa punonte akoma për FBI-në dhe më pas punoi me këtë individin rus të sanksionuar. Jam vërtet i shqetësuar për dy arsye: si ish-agjent special i kundërzbulimit së huaj në Nju Jork, McGonigal ka pasur akses në një numër të jashtëzakonshëm informacionesh të inteligjencës amerikane, të cilat ai mund t’ia kalonte qeverive të huaja.

Sigurisht, meqë merrte para nga rusët, ai ka pasur mundësi t’u jepte informacione të kundërzbulimit amerikan. Ndoshta më e keqja nga të gjitha, disa vite më parë, shumë kinezë u arrestuan dhe u akuzuan me dyshimet se punonin për CIA-n. McGonigal ishte në krye të atyre hetimeve, kështu që çdo leksion i mësuar në atë hetim se pse inteligjenca kineze ishte në gjendje të identifikonte njerëzit që punonin për CIA-n, mund të jetë kompromentuar nga McGonigal.

Duket se një grua e përfshirë me McGonigal ndihmoi qeverinë federale të hapte këtë çështje. Ai e bënte këtë për vite pa u pikasur. Çfarë na thotë kjo për aftësinë e qeverisë për të identifikuar agjentët që janë aktorë të këqij në sistem?

Qartësisht masat në këtë rast nuk ishin të mjaftueshme. McGonigal ishte i martuar dhe ish-dashnorja e tij e denoncoi kur ai i tha se nuk kishte ndërmend të linte gruan e tij. Ajo i tha shefit të tij se duhet të kontrollonte lidhjet e McGonigal me shqiptarët dhe qindra-mijëra dollarë në cash që kishte parë në apartamentin e tij.

Mes gjërave që ajo thotë, dhe që janë shqetësuese, është se McGonigal e kishte familjen në Maryland në një vilë në periferi, që është shumë e shtrenjtë, si dhe kishte një apartament në Brooklyn, që është tani i shtrenjtë, dhe e çonte në restorante luksoze, ndiqnin aktivitetet sportive në lozha të shtrenjta. McGonigal ishte zyrtar i lartë i FBI, por këto janë përtej mjeteve financiare si një zyrtar qeveritar. Është shumë shqetësuese që kjo pasuri e pajustifikuar nuk u zbulua kur shërbente në FBI.

(Kosova Sot Online)