Arrestohet 55 vjeçari, ja se çfarë bëri në gjendje të dehur me armë

  • E.k /
  • 01 February 2023 - 15:13
Arrestohet 55 vjeçari, ja se çfarë bëri në gjendje të dehur me armë

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë pasi në gjendje të dehur ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar në ajër, shkruan “Kosova Sot Onine”.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)