![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
15 vjeçari godet me thi'kë një 18 vjeçar në kryeqytet
![15 vjeçari godet me thi'kë një 18 vjeçar në kryeqytet](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/21/auto_policia1671617888.jpg)
Për shkak të një vajze, zënka mes dy të rinjve ka përfunduar keq për njërin prej tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I mituri 15 vjeçar ka goditur me thikë një 18 vjeçar, të dy nga Shkupi. Sulmuesi i mitur është marrë dje nga policia, përcjell Klan Macedonia, ndërsa sipas MPB-së, rasti është duke u hetuar.
“Më 31.01.2023 në ora 14:30 në një qendër tregtare në bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup, kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi.
Rreth orës 14:05, pas një zënke të shkurtër dhe mosmarrëveshje për një vajzë, me thikë e ka lënduar M.A (18) nga fshati Zelenikovë e Shkupit, me ç’rast është vërejtur dhe ndaluar nga një zyrtar policor nga Stacioni Policor Qendër. Atij i është marrë thika dhe i plagosuri M.A. është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’, ku është konstatuar se është lënduar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)