
Apeli i Speciales ua ulë dënimin Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të pare.
(Kosova Sot Online)