
Kurti sot takohet me Erdoganin në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të jetë për një vizitë pune në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjatë takimit që do të mbahen në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës
Po ashtu, në këtë takim do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)