E trishtë: Vdes 20 vjeçari, u përplas me veturë nga një 19 vjeçar

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 10:06
E trishtë: Vdes 20 vjeçari, u përplas me veturë nga një 19 vjeçar

Një 20 vjeçar përderisa ishte me një motor elektrik, është përplasur për vdekje nga një 19 vjeçar, i cili ishte duke vozitur me veturë në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

20 vjeçari ka humbur jetën në spital, kurse 19 vjeçari është arrestuar për aksidentin e shkaktuar.

Policia ka njoftuar se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin.

Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 20 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)