Tërmeti në Turqi, ambasadori shqiptar tregon nëse ka viktima nga Shqipëria

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 15:13
Tërmeti në Turqi, ambasadori shqiptar tregon nëse ka viktima nga Shqipëria

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka treguar momentet kur është bërë sot tërmeti në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Robo tha se nga informacionet që kanë nuk rezulton që ka shqiptarë që kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.

“Kur u informuam në lidhje me tërmetin shkatërrimtar të tërmetit të orës 04:07 minuta në zonën e Gaziantepit, filluam interesimin dhe për momentin nuk na rezulton se ka shtetas shqiptarë të afektuar nga goditja shkatërrimtare e këtij tërmeti. Jemi në kontakt me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme turke, si dhe me organizatën për përballimin e situatave të vështira dhe për momentin nuk na rezulton të ketë shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën. Kemi vendosur disa pika lidhje me përfaqaësues të qeverisë qëndrore turke në këto zona dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Robo.

(Kosova Sot Online)