
Bërnabiq: Rada Trajkoviq je turpi më i madh i popullit tonë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka quajtur politikanen serbe Rada Trajkoviq, si “turpi më i madh i popullit serb”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Reagimi i Bërnabiqit erdhi pasi Trajkoviq për “Danas” kishte thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke kërkuar nga amerikanët amnisti për vete dhe familjen e tij e po ashtu për kriminelët në veri të Kosovës, në këmbim të pranimit të propozimit franko-gjerman.
“Ti Rada Trajkoviq je turpi më i madh i popullit tonë. Nuk ka më të madh. Është pikë. Konkurrenca këto ditë është e ashpër, por vështirë që dikush mund të arrijë. Aleksandar Vuçiqi luftoi, kur gjithçka kishte përfunduar, për ta kthyer Kosovën e M. sërish në agjendën e fuqive botërore, ai e luftoi vetë. Ky është krimi i tij?” – ka shkruar Bërnabiq.
(Kosova Sot Online)