Damka kërkon nga Qeveria që të ndahen para për Turqinë, Kurti: Do të diskutoj me ministriat se çka mund të bëjmë shtesë

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 11:15
Damka kërkon nga Qeveria që të ndahen para për Turqinë, Kurti: Do të diskutoj me ministriat se çka mund të bëjmë shtesë

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, sot i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Qeveria të ndaj një shumë parash për t’u solidarizuar me popullin turk, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Qeveria jonë të miratojë një shumë për t’u solidarizuar me popullin turk dhe objekti i Qeverisë të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk”, tha Damka.

Albin Kurti tha se do të flasë me ministrat se çfarë mund të bëhet më shumë lidhur për njerëzit të cilët u goditën nga tërmeti.

“Unë sot qysh në mëngjes kam marrë iniciativë që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me pamjen e ngjyrat e flamurit të Turqisë e njëkohësisht edhe me ministrin Mehaj, me ministrin Sveçla, me ministrin Murati do të diskutojmë se çka mund të bëjmë shtesë për të ndihmuar njerëzit të cilët u goditën në mënyrë kaq tragjike e fatale nga ky tërmet i jashtëzakonshëm”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)