Pas shpëtimit të fëmijës 2 vjeçar, FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën nga rrënojat

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 19:40
Pas shpëtimit të fëmijës 2 vjeçar, FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën nga rrënojat

Pas raportimeve se ekipet e FSK-së kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë dyvjeçar, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare. Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka thënë se ekipet e FSK-së po bëjnë përpjekje maksimale për ta shpëtuar edhe nënën e fëmijës, që gjendet po ashtu në rrënoja.

“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona!”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)