8 vjeçarja u shpëtua pas 61 orësh nën gërmadha, shkaktoi të qeshura me pyetjen që bëri, “Si hyrët në shtëpi”

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 08:32
8 vjeçarja u shpëtua pas 61 orësh nën gërmadha, shkaktoi të qeshura me pyetjen që bëri, “Si hyrët në shtëpi”

Një vajzë tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja në Kahramanmarasi, u shpëtua pas 61 orëve nga ekipet e kërkim-shpëtimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zubeyde, e cila ishte nën rrënoja, duket se nuk kishte qenë dijeni se ka ndodhur një tërmet.

Pyetjes së Zubeydes, “si hyrët në shtëpi” ekipet iu përgjigjën, “u futëm nga dritarja”, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek të gjithë pjesëtarët e kërkim-shpëtimit.

(Kosova Sot Online)