
Albin Kurti: Në Serbi ka 21 minoritete, pse s’mund të formojnë asociacione një-etnike?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Përmes një grafiku ka kundërshtuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot online”.
“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”, shkroi Kurti.
“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shtoi ai
(Kosova Sot Online)